Rusët do të "kapin" asteroidet së bashku me NASA-n
Moskë, 5 prill - Agjencia Federale Kozmike ruse planifikon të përfshihet në projektin e NASA-s për transportimin në orbitën e Hënës të një asteroidi të vogël, njoftoi Kreu i Agjencisë Vladimir Popovkin.
Planifikohet që nëpërmjet një diagaçi të rëndë tërheqës të nxirret në orbitën e Hënës asteroidi me një diametër prej 15-20 metrash dhe "të dërgohet në të një ekspeditë e pilotuar ose të studiohet ai me ndihmën e robotëve", tha Popovkin.
Projekti mund të arrijë një kosto prej 2.65 miliardë dollarë.