Rrjetet sociale po shkatërrojnë aktorët e rinj
Los Angeles, 13 korrik - Rrjetet sociale po shkatërrojnë aktorët e rinj thotë Michael Douglas, aktori me famë botërore që prej disa vitesh po merret me talentet në Hollivud.
Në një intervistë për \"The Independent\", aktori 70-vjeçar ka disa fjalë të zgjedhura për yjet e ardhshëm: ata duhet të largohen nga mediat sociale.
Aktorët e rinj amerikanë po merren me pamjen e tyre dhe po humbin role si aktorë në Britani dhe Australi, ka thënë Douglas për gazetën britanike.
Është e qartë, kjo i prish në dy fronte. Në Britani këta aktorë të rinj e marrin trajnimin e tyre seriozisht, ndërsa në SHBA ne po kalojmë përmes disa pamjeve që trajtohen në rrjetet sociale se sa në trajnimin formal. Disa aktorë kapen pas këtyre pamjeve dhe kjo do të ndikojë në të ardhmen e tyre, ka thënë Douglas.
Ndërkaq, aktori kërkon të zgjerojë rolin e tij si një zë udhëheqës në teknologjinë moderne.