Rrjetet sociale ndihmojnë në punë
New York, 4 qershor - "Microsoft"-i ka nxitur debatin nëse rrjetet shoqërore si: "Twitter"-i, "Microsoft Lync" dhe "Facebook"-u, që i takojnë fushës së biznesit, a rrisin apo pengojnë prodhueshmërinë në punë.
Një studim mbarëbotëror i kryer nga "Ipsos", i financuar nga "Microsoft"-i gjeti që punëtorët në Kinë, Indi, Turqi dhe Meksikë raportuan arritjet më të shumta nga përdorimi i mjeteve shoqërore, mesatarisht 67 për qind deri 84 për qind e të pyeturve.
Sipas një hulumtimi, gjiganti softuerik ka ngritur disa pyetje, nëse këto rrjete shoqërore ndikojnë te punëtorët, që të bëhen më produktivë apo pengojnë arritjet e përfundimeve, a duhet të kufizohet përdorimi i tyre në vende të punës? Përgjigjja e studimit është se gjithçka varet nga puna që bëni.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës punëtorët patën një këndvështrim më konservativ, ku vetëm një e treta tha që ata ishin më produktivë gjatë përdorimit të rrjeteve shoqërore.
Në mesin e 23 shteteve është edhe SHBA-ja nga 32 që cituan shkaqet e sigurisë si arsye për ndalim të rrjeteve shoqërore në vendin e punës. Brenda nëntë shteteve, punëdhënësit kanë kufizuar rrjetet shoqërore, sepse binte prodhueshmëria.
Shumica e rrjeteve shoqërore janë jashtë domeinit të "Microsoft"-it, ku bisedat më të mëdha i tërheqin "Facebook"-u dhe "Twitter"-i, sipas studimit. Sipas kompanisë gjigante "Microsoft", rrjetet shoqërore rrisin prodhueshmërinë në punën që bëjmë.