Rritet roli i Facebook-it në lajme
New York, 10 maj - Facebok po fiton terren ndaj Google, si një drejtues i madh i trafikut në faqet e lajmeve, sipas një studimi të botuar ditën e sotme.
Studiuesit shqyrtuan sjelljen e përdoruesve të faqeve të internet për nëntë muajt e parë të 2010, duke përdorur statistikat nga Nielsen.
Edhe në mesin e faqeve të internetit më të njohura për lajmet, Google mbetet pika hyrëse kryesore.
Motori i kërkimit mbulon mesatarisht 30 për qind të trafikut të këtyre faqeve, por gjithsesi media sociale, dhe Facebook në veçanti, po zhvillohet si një burim i fuqishëm i lajmeve.
Në pesë nga faqet e internetit më të njohura për lajme, Facebook zë vendin e dytë ose të tretë si drejtuesi më i rëndësishëm trafikut.
Twitter nga ana tjetër mezi regjistrohet si një burim referimi.