Rritet përdorimi i teknologjisë së Informacionit

Pekin, 14 janar - Instituti i Teknologjisë së Informacionit Elektronik i Kinës publikoi Raportin e Vlerësimit për vitin 2013, ku vlerëson se nga viti 2010 deri në 2012, teknologjia e informacionit në fushën ekonomiko-shoqërore është zhvilluar me ritme të shpejtë. Rritja mesatare vjetore është vlerësuar në 18.9%.
Sipas të dhënave, shpejtësia e rritjes së nivelit të teknologjisë së informacionit lidhet ngushtë me politikat kombëtare për përhapjen e kësaj teknologjie. Raporti vlerëson se në infrastrukturën e internetit është nxitur shtrirja e rrjetit 3G, gjë që ka kontribuar në rritjen e shpejtësisë së internetit dhe rritjen e numrit të përdoruesve të telefonëve smart phone