Rriten shitjet në tregun e smartphone-ve në Kinë
Pekin, 4 shtator - Tregu i smartphone-ve në Kinë ka parë një rritje të shitjeve. Në tremujorin e dytë janë shitur 38.19 milionë njësi, sipas një raporti të lëshuar të hënën nga \'Analysys International\'.
Shifra paraqet një rritje prej 22.5 përqindësh krahasuar me atë të periudhës së mëparshme dhe një rritje të madhe prej 127.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, thuhet në raport.
Gjatë tremujorit të dytë në Kinë u shitën afro 67 milionë telefonë celularë, duke përfaqësuar një rënie prej 1% krahasuar me tremujorin e kaluar dhe rënie prej 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.