Rreth 40 për qind profileve në Facebook dhe Twitter të rreme
New York, 5 qershor - Sipas të dhënave të reja shokuese në Facebook, Twitter, Pinterest dhe rrjetet e tjera shoqërore, madje 40 për qind e profileve janë spam.
Ashtu siç rrjetet shoqërore si Facebook dhe Twitter po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e jetës sonë virtuale, edhe spamerët investojnë mund të madh që sa më mirë ta shfrytëzojnë këtë trend, dhe sipas të dhënave më të reja, nuk është duke u shkuar aspak keq.
Sipas Mark Risherit, drejtor ekzekutiv i kompanisë për siguri në internet, Impermium, në Facebook, Twitter, Pinterest dhe rrjetet e tjera shoqërore madje 40 për qind e profileve janë të rreme dhe shërbejnë për përhapjen e spamit.
Spami shoqëror është shumë më efikas sesa spami përmes e-mailave, ndërsa spamerët e përdorin këtë me një përkushtim të madh, ka thënë Risher.
Ekspertët nga Impermium pohojnë se si rreth 8 për qind të mesazheve të dërguara në rrjetet shoqërore janë spam, çka është dyfish më shumë sesa në gjashtë muajt e kaluar.
Modus operandi është i njohur për të gjithë. Në murin tuaj janë mesazhet, fotografitë ose videot që duhet ti bëni like për ti parë, ndërsa kur prekni like, atëherë i mundësoni aplikacionit të vijë deri tek të dhënat tuaja personale dhe të vazhdojë të përhapet përmes rrjetit shoqëror përmes miqve tuaj.
Rrjetet shoqërore kanë problem serioz me spamerët, gjë që në disa muajt e fundit ka rezultuar me disa akuza për reklamime ilegale dhe mashtrime.