25 Dhjetor 2024

Rreth 1.1 miliard njerëz përdorën telefonat për të kontrolluar emailet

Londër, 11 janar - Sipas një studimi të paraqitur nga Shoqata Psikologjike e Britanisë, punonjësit e zyrave thonë se janë nën presion në rritje për t\'iu përgjigjur postës elektronike që nga koha kur zgjohen e deri kur shkojnë në shtrat. Studimi rekomandon që punonjësit të konsiderojnë ndalimin e emaileve dhe të paralajmërimeve për ardhjen e tyre kur nuk janë duke punuar.

Çdo mëngjes punonjësit e zyrave kalojnë përmes kësaj ure në qytetin e Londrës.

Përhapja e shpejtë e teknologjisë dixhitale u jep atyre më shumë alternativa për të kryer punën ditore. Por një raport nga një grup psikologësh në Qendrën e Punës të së Ardhmes thotë se përfitimet e teknologjisë kanë filluar të shfaqin edhe pasojat e para.

Psikologët morën në pyetje rreth 2000 njerëz që punojnë në industri të ndryshme, në rajone të ndryshme dhe në pozicione të ndryshme pune në Britani të Madhe rreth përdorimit të email-ave.
Studimi përqëndrohet në zakonet që njerëzit zhvillojnë me emailet e punës, tek dy kategori: ata që janë në gjendje të qëndrojnë pa i parë emailet, dhe tek ata që nuk mund të rinë dot pa i hapur.

Studimi thotë se zakonet e këqija janë të lidhura me nivelet e larta të stresit.

Sipas analistëve të tregut dixhital Radicati, rreth 1.1 miliard njerëz në mbarë botën përdorën telefonat për të kontrolluar emailet në vitin 2014 dhe deri në vitin 2018 ky numër ka të ngjarë të dyfishohet.

Por sipas Dr. Richard MacKinnon, problemi nuk është volumi i email-ave.

\"Kontrolli i emailit  shumë herët në mëngjes apo vonë natën tregon për një presion ndaj tyre. Pra nuk ka të bëjë me sa emaile marrin, por kur dhe si i kontrollojmë ato”.

Sipas zotit MacKinnon, njerëzit që lidhen rregullisht dhe ngushtë me emailet e punës ndjejnë më shumë presion dhe stres sesa ata që nuk e bëjnë këtë.

Studimi konsideron thjesht anën e përdorimit dhe nuk ka shqyrtuar arsyet apo se si ndjehen këta njerëz.

Raporti thotë se ata që i kontrollojnë emailet herët në mëngjes dhe natën vonë mund të mendojnë se po i dalin punës para, por në fakt mund të jenë duke i bërë gjërat më keq.

Njerëzit reagojnë ndryshe ndaj stresit dhe ka opinione të ndryshme nëse rritja e përdorimit të emailit është i dëmshëm.

MacKinnon beson se ndërsa disa njerëz ndihen të detyruar për t\'iu përgjigjur punëdhënësit të tyre, pavarësisht nga koha dhe vendi, të tjerët nuk e bëjnë këtë dhe kjo është pjesërisht për shkak se vetë punëdhënësit nuk janë të sigurt se ku duhet t’i vendosin kufijtë.

Punonjësi William Roje thotë: \"Kjo është një nga gjërat themelore të komunikimit këto ditë, kështu që duhet të mësohesh. Disa njerëz stresohen prej tyre, të tjerë jo. Është pjesë e jetës.\"

Chloe Smith që punon në menaxhimin e aseteve thotë se punonjësit ndjehen të detyruar të përgjigjen ndaj emaileve edhe pas pune.

\"Kjo është e vërtetë por mendoj se ka kompani që po përpiqen ta ndalin këtë. Ndoshta jo aq shumë sa do të donim të shihnim.\"

Jonathan Rowe thotë se “ka presion dita ditës për të qënë i gatshëm tërë kohës për t’iu përgjigjur emaileve. Kjo ha kohën e lirë të njerëzve dhe turbullon kufijtë mes punës dhe kohës së lirë”.

Studimi i paraqitur nga psikologët këtë javë nuk ka rregulla dhe rregullore të veçanta, sepse rolet e punës ndryshojnë shumë.

Organizata për shëndetin mendor Mind pranon se nuk është vetëm vëllimi i emaileve që shkakton stres; janë zakonet tona dhe nevoja për të qënë në kontroll që sjell stresin mbi ne.

Ajo thotë se emaili u ka ofruar më shumë njerëzve mundësinë për të punuar nga larg që mund të ndihmojë disa familje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)