26 Dhjetor 2024

Rreth 1 milion kërcënime në ditë, në hapësirën kibernetike

New York, 15 prill - Të dhënat nga Raporti i Kërcënimit të Sigurimit në Internetit (RKSI) tregojnë se pothuajse 1 milion kërcënime janë krijuar çdo ditë, gjatë vitit të kaluar, me aplikacionet e celularëve, si një platformë në rritje për zbulimin e të dhënave.

Ky është vëllimi i 20-të i RKSI-së, i cili u botua nga Symantec, një kompani e mbrojtjes së informacionit.

Ky është një studim vjetor i bazuar në gjetjet nga rrjeti global Symantec i inteligjencës, ku me anë të sensorëve të saj kundër sulmeve, ka bërë të mundur monitorimin e aktiviteteve kërcënuese në më shumë se 157 vende .

Në bazë të shifrave, njerëzit tani janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dixhitale shumë më tepër se ata kanë imagjinuar, rreth 23 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Sipas sondazhit, rreth 317 milion kërcënime janë regjistruar gjatë vitit të kaluar, rreth 26 për qind më shumë se në 2013-ën. Kjo do të thotë se një milion kërcënime të reja janë krijuar çdo ditë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)