Rooms, aplikacioni më i ri i Facebook
New York, 27 tetor - Projekti më i ri i Facebook, quhet Rooms, një aplikacion social që u mundëson njerëzve të krijojnë disa dhoma ta veçanta për çdo lloj teme.
Dhomat mund të personalizohen me ngjyra, ikona, dhe fotografi, dhe ndër të tjera, aty mund të ndryshohet edhe opsioni Like.
Tekste, fotografi dhe video mund të postohen në dhoma dhe në listën e përmbajtjeve për të krijuar komunikim dhe biseda multimediale mes përdoruesve.
Qëllimi i këtij aplikacioni, sipas blogut zyrtar të tij, thuhet se është transferimi i mesazheve dhe krijimi i përmbajtjes anonime në botën virtuale në telefonin tuaj.
Aplikacioni është krijuar nga Facebook Creative Labs, për të përfaqësuar anonimitet, dhe për ti lejuar përdoruesit të kyçen në të me çfarëdo emri që i bën përdoruesit të ndjehen më mirë dhe më komodë\".
Përdoruesit mund të krijojnë emra të ndryshëm në dhoma të ndryshme. Aplikacioni është tërësisht i ndarë nga Facebook. Rrjeti social nuk u kërkon përdoruesve të kenë një llogari në Facebook.