26 Dhjetor 2024

Roboti i NASA ka zbuluar ujë nën sipërfaqe të Marsit

Florida, 14 prill - Llogaritjet e reja nga krateri i Gale ka pasur teori kontradiktore që planeti është shumë i ftohtë për ujë të lëngshëm që ai të ekzistoj, por Marsi ende konsiderohet i pafavorshëm për të jetuar një shkëndijë e re e idesë se mund të ketë ujë në Mars ka dalë në pah nga të dhënat e mbledhura nga roveri “Nasa Curiosity” që japin shenja se shëllira (uji i kripur) mund të jetë prezente kudo në sipërfaqen e Planetit të Kuq.

Shkencëtarët kanë detektuar prezencën e një substance kimike në dheun e Marsit që thith avullin e ujit nga atmosfera për të formuar një shëllirë që e bën ujin të mbes në gjendje të lëngshme edhe kur temperaturat e planetit bien nën pikën e ngrirjes së ujit.

Ndonëse uji në gjendje të lëngshme cilësohet si qenësor për jetën, shkencëtarët kanë thënë se zbulimi nuk nënkupton automatikisht se në këtë planetë ka jetë mikrobakteriale.

Megjithatë, ata thanë se misionet e ardhshme hapësinore në Mars duhet të ndërmarrin masa paraprake kundër çdo uji të kripur në dheun e Marsit pasi që shëllira mund të jetë “goxha gërryese” dhe mund të hajë çdo strukturë të përhershme të ndërtuar në sipërfaqe për misionet e së ardhmes.

Deri më tani, ka dëshmi të bollshme se lumenj dhe liqene dikur kanë ekzistuar në Mars por që sasia më e madhe e këtij uji ka humbur në hapësirë, duke lënë prapa një planetë të thatë, të ftohtë e shterp.

Shkencëtarët vlerësojnë se Marsi ka pasur shtatë herë më shumë ujë 4.5 milionë vjet më parë se ç’ka tani, por e tërë sasia është zhdukur kur planeti humbi fushën e tij magnetike. Morten Bo Madsen, një shkencëtar i Marsit pranë Universitetit të Kopenhagës dhe bashkë hulumtues me robotin Curiosity tha: “Dheu është poroz, kështu ajo çfarë ne shohim është se uji thithet nga dheu.

Me kohë, kripërat t tjera po ashtu mund të treten në dhe dhe tani janë të lëngshme, ato mund të lëvizin me shpejtësi diku tjetër në sipërfaqe”.

Uji i lëngjshëm tradicionalisht konsiderohet esencial për jetën në tokë siç e dimë ne, por Marsi mbetet jo i përshtatshëm për jetë për disa arsye tjera thonë shkencëtarë.

Zbulimet e fundit nuk pritet që të ndryshojnë mënyrën tonë të perceptimit nëse në mars ka pasur jetë, apo ndoshta ajo ka vdekur me miliarda vite përpara.

“Ka organizma në Tokë, halofile që mund të mbijetojnë në ambiente të njelmëta, por nëse është shumë ftohtë dhe shumë thatë ky është një problem”, thotë Madsen. “Rrezatimi në Mars e gozhdon atë – ky është një ambient shumë armiqësorë për to”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)