Roboti Cheetah kap rekord në shpejtësi, lëviz me 29 km në orë
Boston, 12 mars - Roboti katërkëmbësh Cheetah ka arritur rekord të ri në shpejtësi në tokë për robotët, duke lëvizur 29 kilometra në orë, në një laborator në Shetetet e Bashkuara te Amerikes.
Ky robot po zhvillohet në firmën Boston Dynamics në Masachusets dhe financohet nga ushtria amerikane.
Kompania ka thene se roboti arriti rezultat më të mirë se rekordi i mëparshëm, që ishte vënë në vitin 1989 nga një robot me dy këmbë në Institutin e Teknologjisë në Masachusets, me shpejtësi 21 kilometra në orë.