Robotët do të zëvendësojnë punëtorët e Tajvanit
Tajvan, 3 tetor - Prodhuesja më e madhe në botë e elektronikës - Kompania Foxconn - ka bërë zgjedhjen e vet në favor të robotizimit të prodhimit.
Në 3 vitet e ardhshme ajo ka ndërmend të zëvendësojë një pjesë të personelit me 1 milionë robotë industrialë, njofton Agjencia ITAR-TASS.
Makinat do të kryejnë operacionet rutinë: punët e saldimit, kolorimit dhe montimit.
Analistët mendojnë se robotizimi jashtëzakonisht i madh i prodhimit të Kompanisë do të çojë në mënyrë të pashmangshme në shkurtimin masiv të fuqisë punëtore.
Aktualisht në Kompaninë Foxconn rezultojnë të punësuar 1.2 milionë veta.