Robotët do të zëvendësojnë punëtorët e Foxconn
Pekin, 22 shkurt - Gripi i teknologjisë Foxconn ka vendosur të mos punësojë më punëtorë në fabrikën e Shenzhenit e cila prodhon iPhone 5 për kompaninë Apple Inc., ndërsa thotë se do të përdorë makineri robotë, raporton Beijing News.
Sipas zëdhënësit të Foxconn, Liu Kun, rekrutimet e reja në të gjithë vendin do të ndalojnë, ndryshe nga tradita e rekrutimeve të reja pas Vitit të Ri kinez.
Liu tha se arsye kryesore është kthimi i punëtorëve pas pushimeve, siç ka ndodhur vitet e kaluara.
Një burim i paidentifikuar në Foxconn tha se kompania ka nisur një plan për të prezantuar një milion makina robotë brenda tre vjetëve nën drejtimin e Terry Gou, kryetar i bordit.