RIM shkurton 2000 vende pune
New York, 27 korrik - Prodhuesi i Blackberry-t Research in Motion (RIM) ka thënë se do të shkurtojë 2,000 vende pune si pjesë e një operacioni të nisur kohët e fundit.
Shkurtimet e punëve të planifikuara përbëjnë 11% të fuqisë punëtore të firmës kanadeze.
Gjithashtu firma njoftoi se kryeoficeri i operimit (COO) Don Morrison planifikon të tërhiqet.
Lajmi vjen pasi RIM njoftoi në korrik se nuk kishte përmbushur parashikimet e përfitimeve dhe se kishte ulur parashikimet për tërë vitin.
Çmimi i aksioneve të kompanisë ka rënë me më tepër se 50% që nga fillimi i vitit.
Blackberry është mposhtur në tregun e celularëve të mençur nga shitjet e telefonave me sistemet operative të Apple dhe Google.