21 Prill 2025

Rikthehet Wiki Academy Kosovo

Prishtinë, 15 janar - Wiki Academy Kosovo rikthehet me edicionin e dytë. Ndryshe nga edicioni i parë, kësaj here fokusi kryesor i projektit do të jetë shtimi i përmbajtjes për qytetet e Kosovës në Wikipedia.

Wiki Academy Kosovo është projekti më i madh që realizohet në përputhje me diplomacinë digjitale të Kosovës dhe ka për qëllim përmirësimin dhe shtimin e përmbajtes për Kosovën në botën e internetit. Kujtojmë se vitin e kaluar, si rezultat i Wiki Academy jane shtuar 33 artikuj për Kosovën në Wikipedia, ndër të cilët artikuj për kulturën, historinë, sistemin qeverisës e gjyqësinë, dhe gjithashtu 2000 fotografi të pjesëve të ndryshme të vendit.

Gara për arikullin dhe fotografinë më të mirë këtë vit do të përfshijë nëntë komuna të Kosovës. Artikujt e fotografitë që dëshirojmë të shtojmë kësaj radhe janë artikuj që do u dedikohen ekskluzivisht komunave dhe karakteristikave kryesore të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)