Rikthehet Twitteri në Turqi
Ankara, 4 prill - Kryeministri turk tha se nuk e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e ndalimit dy-javor të Twitterit, por shtoi se do ta zbatojë atë.
Komentet e Recep Tayyip Erdoganit në një konferencë shtypi sot vijnë një ditë pasi në Turqi u rivendos shërbimi i medias sociale.
Zoti Erdogan e urdhëroi ndalimin në prag të zgjedhjeve të rëndësishme lokale, pasi Twitteri përdorej për të qarkulluar regjistrime që sugjeronin përfshirjen në afera korruptive për kryeministrin, aleatët dhe familjen e tij.
Gjykata e Lartë e vendit vendosi dje se ndalimi shkelte të drejtën e fjalës.