21 Prill 2025

Ridizajnimi madhor i Viberit për iPhone

Londër, 26 prill - Shërbimi Viber që mundëson dërgimin e mesazheve dhe kryerjen e telefonatave nëpërmjet internetit punon vazhdimisht për të siguruar funksionalitete të reja për përdoruesit e platformave të ndryshme.

Tashmë rreth 7 muaj pas lançimit të iOS 7, Viber ka ndryshuar më në fund dizajnin e aplikacionit të tij për iPhone në mënyrë që t’i përshtatet ndërfaqes së sheshtë dhe minimaliste të sistemit operativ të Apple.

Përveçç ndryshimit të ndërfaqes së përdoruesit, aplikacioni Viber tashmë lejon përdoruesit të krijojnë një listë me numra që do dëshironin t’i bllokonin si dhe të dërgojnë video-mesazhe më të gjata. Megjithatë, CEO i kompanisë, Talamon Marco, ka njoftuar se ky përditësim nuk do të vlejë vetëm për iOS 7.

“Kjo është hera e parë që ne prezantojmë një dizajn të ri për Viber. Synimi kryesor ishte krijimi i një ndërfaqeje të thjeshtë dhe të këndshme për përdoruesit, por sigurisht edhe krijimi i një baze të fortë për përditësimet e ardhshme.” – tha Marco.

Kjo do të thotë se nuk duhet të surprizohemi nëse në vazhdim do të shohim aplikimin e këtyre cilësive edhe në aplikacionet e tjera Viber, si për shembull në versionet e tij për Windows Phone 8 dhe Android.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)