Randi Zuckerberg largohet nga Facebook
New York, 4 gusht - Motra e krijuesit të Facebookut, Mark Zukenberg është larguar nga kompania e njohur e rrjetit Facebook.
Randy Zukenberg është vetëdorëhequr nga detyra e saj si drejtoreshë marketingu, funksion i cili kishte të bëntë me reklamimin e rrjetit social më të madh të planetit. Nuk dihen ende arsyet e kësaj dorëheqjeje.
Por mediat amerikane bëjnë me dije se Randy Zukenberg, motra e Mark Zukenberg, pritet që të themelojë një kompani.
Por ende nuk dihet nëse Randy do të rivalizojë të vëllain, Mark Zukenberg, i cili krijojë para disa vitesh një uebsajt i cili revolucionarizoj komunikimit virtual.