Raketa hapësinore ruse hyn me sukses në orbitë
Moskë, 16 qershor - Raketa "Glonas-M" hyri me sukses të dielën në orbitën e paracaktuar, si raketa e dytë e lëshuar në hapësirë nga Rusia këtë vit. Sipas Ministrisë ruse të mbrojtjes sistemi i përcaktuar në satelit funksionon normalisht.
Aktualisht në hapësirë qarkullojnë 30 raketa ruse "Glonas-M", ndërsa pritet që brenda këtij viti të lëshohen dhe 3 të tjera.
"Glonas" është një sistem i lundrimit hapësinor, i pavarur, kërkimor që ka nisur të funksionojë në Rusi që në vitin 1970. Ai është i ngjashëm me sistemet GPS të SHBA-së, "Bei Dou" të Kinës si dhe atë evropian "Galileo", të cilët ofrojnë shërbime të navigacionit për përdoruesit në mbarë botën, lidhur me pozicionimin në hapësirat tokësore apo detare