Qeveria miraton Projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike
Prishtinë, 19 dhjetor - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Projektligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike i cili edhe ka marr miratimin e kabinetit qeveritar për ri procedim në Kuvend.
Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i fushës së përgjimit dhe përcaktimi i rregullave dhe procedurave për Operatorët e Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve në lidhje me ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të caktuara në mënyrë që të sigurohet se të dhënat janë në dispozicion me qëllim të hetimit, zbulimit dhe ndjekjes së krimeve të rënda dhe të kërkuara nga Institucionet e Autorizuara, me autorizim nga gjykatat kompetente, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës (KPPK), Ligjin mbi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe Rezolutën e Këshillit të Bashkimit Evropian mbi Përgjimin Ligjor të Telekomunikimeve.