Qeveria gjermane s'e do Firefox
Berlin, 7 prill - Pas akuzave drejtuar Internet Explorer janarin e shkuar, qeveria gjermane zbret sërish në fushën e betejës kundër programeve për të naviguar në internet.
Këtë radhë kundërshtari është Firefox, browser-i open-source i krijuar nga Mozilla Foundation, që prej shumë përdoruesve të web-it është konsideruar një prej alternativave më të sigurta.
Zyra Federale për Sigurinë Informatike në Berlin ka publikuar një buletin ku nxjerr në pah rreziqet për sigurinë e versionit të fundit të Firefox, 3.6. Agjencia gjermane këshillon qytetarët që të mos e përdorin derisa të rregullohen defektet në të.
Nga ana tjetër Mozilla nuk ka qëndruar duarkryq, po ka nisur menjëherë punën dhe në 30 mars premton versionin e ri që do të jetë shumë i mirë.