23 Dhjetor 2024

Qeveria e interesuar ti ofroj mbështetje sektorit privat të TI-së

Prishtinë, 28 mars - Ministri Zhvillimit Ekonomik , Valdrin Lluka, së bashku me Ministrin e  Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe Ministrin e  Administratës Publike  Mahir Yagcilar, kanë vizituar kompaninë Gjirafa, ku janë takuar me themeluesin e kësaj kompanie Mergim Cahani.

Me këtë rast ministri Lluka tha se investimi në teknologji siguron zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
 
“Jemi duke shikuar disa forma të bashkëpunimit që si Qeveri si mund të ndihmojmë sektorit privat në fushën që punon Gjirafa.com. Kemi gjetur disa mundësi të mira se si sektori publik do t’i ndihmojë në sektorin privat, por edhe sektori publik përfiton nga thithja e taksave nga zhvillimi i kompanive, por gjithashtu edhe nga shërbimet që vijnë nga ky sektor” është shprehur Ministri Lluka.

Poashtu, ministri Lluka tha se kompanitë e këtij lloji ndihmojnë për të mirë në imazhin e Kosovës, duke treguar kështu ide kreative që i bashkohen tregut më të ri digjital në botë .

“Është krenari të shohim një kompani të tillë me një përmasë kaq të madhe që ta kemi lider në botë sidomos tek avancimi i gjuhës shqipe, rregullimi i gjuhës shqipe dhe kërkimi që bëhet përmes gjuhës shqipe. Interesi jonë është kërkimi dhe avancimi në gjuhën shqipe”, tha Ministri Lluka.

Ndërsa, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se Qeveria ka  për qëllim kryesor mbështetjen e sektorit privat.“Gjirafa është bërë shembull i ekonomisë digjitale në Kosovë me zhvillimet e saja që ajo po avancon”, tha Beqaj.

Nga ana e tij Ministri i Administratës Publike , Mahir Yagqilar, tha se po shikohen mundësit e bashkëpunimit sa më efikas.
 
Mergim Cahani themelues i kompanisë Gjirafa tha se është kënaqësi të shohësh Qeverinë tek ndihmon sektorin privat.

“Jemi duke u rritur  shumë shpejt në Kosovë dhe rajon sidomos nga aspekti i gjuhës shqipe dhe po shikojmë për bashkëpunime të ndryshme se si ta rrisim këtë  bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës”, tha ai.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)