23 Dhjetor 2024

Qeveria amerikane po heton Apple-in për ngadalësimin e iPhone-it

Washington, 31 janar - Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe Komisioni i Aseteve Financiare dhe Shkëmbimeve Valutore (SEC) po hetojnë nëse kompania "Apple" ka shkelur ligjet e sigurisë duke e ngadalësuar softuerin në modelet më të vjetra të iPhone-it.

Mediat njoftuan të martën se qeveria amerikane kërkoi informacione nga kompania. "Bloomberg" citoi në kushte anonimati nga disa punonjës, të cilët thanë se hetimi është privat.

Hetimi është në fazën fillestare dhe është ende shumë shpejt për të dalë në përfundime apo mësuar hapat ligjorë që do të ndiqen në vazhdim.

Dhjetorin e kaluar, Apple-i konfirmoi dyshimin e shumëpritur të disa përdoruesve se kompania qëllimisht e ngadalësoi shpejtësinë e modeleve të vjetra të iPhone-it.

Apple-i tha se planifikon që në fund të pranverës të nxjerrë një softuer të përditësuar që do t'i lejojë përdoruesit e iPhone-it të fiknin funksionin që ul shpejtësinë e telefonit.

Në përgjigje të kritikave të ashpra nga përdoruesit, Apple-i u ofroi atyre një ulje të çmimit për zëvendësimin e baterisë.

Aksionet e Apple-it ranë me rreth 1 për qind të martën pasdite në Nju Jork. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)