23 Dhjetor 2024

Qendra e parë e Inovacionit do të funksionalizohet në bashkëpunim me Universitetin

Prishtinë, 1 shkurt - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ku ka prezantuar planet dhe objektivat e Ministrisë, si dhe ka bashkëbiseduar me profesorët dhe studentët e këtij fakulteti.

Në kuadër të prezantimit të prioriteteve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ministri Beqaj ka theksuar nevojën e themelimit të Qendrave të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga të cilat kryesorja dhe më e rëndësishmja do të themelohet në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Sipas ministrit Beqaj, Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në hapësirën e këtij fakulteti do të jetë më e madhja në regjion dhe do t’u shërbejë studentëve dhe profesorëve të këtij fakulteti.

“Qendra e parë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të funksionalizohet në bashkëpunim me Universitetin, duke u nisur nga fakti se studentët janë baza e zhvillimit të ideve inovative. Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë në shërbim të studentëve për zhvillimin e koncepteve inovative, do të shërbejë si inkubator biznesi, do të pajisen me laboratorë modernë për shfrytëzim të përbashkët”, tha ministri Beqaj.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike Dr. sc. Ahmet Shala, me këtë rast ka shprehur përkrahjen e tij dhe të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për funksionalizimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në hapësirat që nuk janë duke u shfrytëzuar nga studentët dhe stafi akademik.

Ministri Beqaj gjatë vizitës ka vizituar laboratorët dhe hapësirat e punës së studentëve  ku ka bashkëbiseduar me studentë të këtij fakulteti dhe ka parë e dëgjuar shumë storie suksesi për produkte, hulumtime, shpikje dhe testime të realizuara nga mendja kreative e studentëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)