Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, projekt politik, i dështuar dhe zhvatës
Prishtinë, 27 mars - Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë lidhur me objektin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ku ky objekt ishte pjesë e Qendrës së Kulturës nga viti 2011 deri në vitin 2019, ku u shfrytëzua nga komuniteti artistik (grupet kulturore, ansamblet, shoqatat, grupet rinore etj), që nga viti 2019, ky objekt i cili u emërua si Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nuk ka asnjë mjet tjetër pos mureve dhe pluhurit.
AVONET me datën 7 qershor 2019, kishte reaguar në diten e Inaugurimit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, duke e quajtur “një projekt politik që mbylli dy sektorë të rëndësishëm të Qytetit të Ferizajt, atë të KULTURËS dhe RINISË”.
AVONET, kishte monitoruar dhe hulumtuar punët që ishin duke u bërë në këtë institucion, e që nuk po realizoheshin ashtu siq ishte planifikuar me aktivitetin e prokurorimit.
Poashtu Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës kishte gjetur në çështjen A 11: Mos respektimi i marrëveshjes mes MIN dhe Komunës lidhur me projektin dhe pagesa për punë të papërfunduara gjetura në punën e kësaj qendres, duke identifikuar si shkelje, që nuk ish realizuar punët dhe janë paguar pa u kryer fare ato, ku sipas Raporti të Auditorit të Përgjithshëm ishte kjo e gjetur: Në pagesën e testuar në vlerë 134,645€, të kontratës “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, renovimi i Qendrës së Kulturës “në vlerë 149,620€, ne kemi bërë ekzaminimin fizik, me ç`rast kemi identifikuar se këto pozicione të cilat ishin lëshuar në dokumentacionin financiar për pagesë si të përfunduara nga operatori ekonomik dhe të verifikuara nga menaxheri i projektit i komunës, nuk ishin kryer. Pozicionet e paguara, por të pa përfunduara, ishin:
Punët e meremetimit:
Pozicioni nr.8. Krijimi i rampave sipas standardeve, në korridorin kryesore me disnivel prej 70cm, në dy nivele, me vlerë 840€;
Pozicioni nr. 18. Furnizimi dhe montimi i dyerve të reja nga materiali i njëjtë me ato ekzistuese me dimensione 90*220cm, me vlerë 2,800€ (35copë*80€=2,800€);
Pozicioni nr. 19. Furnizim dhe montim i derës për dalje emergjente me hapje nga hapësira, me vlerë 150€;
Pozicioni nr. 22. Përpunimi i dyshemesë nga parketi dhe sipas nevojës të ketë ndërhyrje nëpër vende të caktuara me qëllim përmirësimin e parketit, në vlerë 990€; Ngrohja-Ftohja, sistemi VRF-VRV
Pozicioni nr. 3. Mbrojtëse për borë që vendosen mbi VRF nga llamarina e zinguar, në vlerë 180€;
Pozicioni nr. 4. Ventilatorë konvektor kasetore VRF, tërheqje të ajrit në mes dhe prurja në të katër anët e maskës së ventilator konvektorit, për montim në lartësi maksimale për ngrohje deri në 3.5m, me maskë, pompë për kondenzator, me mundësi të lidhjes në BMS, me fuqi termike në ftohje 7.10KË, fuqi termike në ngrohje 8,00KË, në vlerë 1700€;
Pozicioni nr. 6. Ventilatorë konvektor kasetore VRF, tërheqje të ajrit në mes dhe prurja në të katër anët e maskës së ventilator konvektorit, për montim në lartësi maksimale për ngrohje deri në 3.5m, me maskë, pompë për kondenzator, me mundësi të lidhjes në BMS, me fuqi termike në ftohje 3,60KË, fuqi termike në ngrohje 4,00KË, në vlerë 21,700€ (31cop*700€=21,700€);
Si përfundim, vlera e pozicioneve të identifikuara, të cilat janë paguar por nuk janë kryer ishte 28,360€. Kjo kishte ndodhur si rezultat i mungesës së përgjegjësisë për punën e kryer nga mbikëqyrësi i projektit, dhe si pasojë e neglizhencës së menaxhmentit për të mbikqyrur projektin e financuar nga MIN.
Me datën 25 mars 2021, Kuvendi i Komunës së Ferizajt kishte në rend të ditës, propozimin nga ekzekutivi i Komunës së Ferizajt që të votohet vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesës së objektit, kanë marrë aprovimin e shumices dërmuese të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
E propopozimi që organet e institucionit të Komunës së Ferizaj të aprovojnë vendimet që janë në dëm të qytetarëve dhe kategorive tjera të shoqërisë, për AVONET është tejet shqetësuese.
Me këtë vërtetojmë se, ky projekt ishte dhe mbetet projekt politik, i dështuar dhe zhvatës që tashmë mbylli dy sektorët më të rëndësishëm të Qytetit të Ferizajt, atë të KULTURËS dhe RINISË.
AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt z. Aliu që të inicioj që ky objekt të ju rikthehet komunitetit artistik (grupeve kulturore, ansamblet, shoqatave, grupeve rinore etj).
Poashtu AVONET kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës të filloj hetime lidhur me të gjeturat e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.
AVONET, gjithashtu kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që mos ta bëjë të plotëfuqishëm vendimin e nxjerrur nga Kuvendi i Komunës së Ferizaj, sepse qeverisja lokale nuk është konsultuar me komunitetin dhe nuk ka marr asnjë veprim lidhur me mendimin apo opinionin e qytetarëve.