Qasja në internet përmes laserëve, satelitëve e aeroplanëve pa pilot
Kaliforni, 29 mars - Kompania Facebook kumtoi se ka formuar një ekip i cili do të kërkojë mënyra të reja për dërgimin e shërbimeve të internetit në rajonet të cilat akoma nuk kanë qasje në këtë rrjet të njohur botëror, duke shfrytëzuar laserë, aeroplanë pa pilot dhe satelitë.
Jemi duke punuar në gjetjen e mjeteve për dërgimin e internetit nga qielli, sqaroi themeluesi i Fejsbukut, Mark Cukerberg në kumtesën e publikuar në rrjetin e tij.
Qëllimi i Fejsbukut është tu dërgohet internet dy të tretave të popullsisë në botë, e cila disponon me qasje deri te rrjeti para së gjithash në rajonet e ngecuara apo me zhvillim të dobët.
Anëtarë të ekipit janë ekspertë të NASA-s dhe pesë të punësuar në kompaninë britanike Asenta,e specializuar për prodhimin e aeroplanëve me energji solare, të cilat janë të afta të kalojnë largësi të mëdha.