Publikohen fotot e vetures Kias Sportage 2011
Gjenevë, 10 shkurt - Janë publikuar fotot e para të vetures më të re Kias Sportage, modeli i ri i prodhuesit Korean do të paraqitet për publik në panairin e automjetëve në Gjenevë më 2 mars të këtij viti, kur do të bëhen të njohura edhe detaje më të shumta teknike.
Duke paraqitur dinamikë të re vizuale, mbi të gjitha Kia e re ka dizajn të lehtë sportiv me tipare kryesore të një automjeti SUV.
Një pjesë të madhe të komponentëve kjo Kia i ndan me automjetin Hyundai iX/35/Tuscon, e pamje atraktive është vepër e dizajnuesit Peter Schreyer. Linjat e modelit Sportage janë më bashkëkohore dhe më të freskëta, e nën karroceri fshihet teknika moderne.
Shitja e këtyre automjeteve do të nis në gjysmën e dytë të këtij viti dhe do të ketë në ofertë disa motorë benzinë prej dy litrash dhe atyre me naftë.