Pronarët gjermanë, thirrje për rezistencë kundër Street View
Berlin, 11 gusht - Njoftimi i koncernit të internetit, Google për nisjen e shërbimit Street View edhe në Gjermani ka ndeshur në kritika.
Shoqata e pronarëve gjermanë "Shtëpi dhe truall" kritikoi që pamjet për Street View janë marrë shumë më lart se niveli që shikon syri.
Me këtë bëhen të pavlefshëm gardhe dhe shkurre të vëna privatisht për t'u mbrojtur nga shikimi.
Shoqata i rekomandoi pronarëve të paraqesin kundërshtimin e tyre. Ndërkohë që I Ngarkuari për Mbrojtjen e të Dhënave, Peter Schaar është i shqetësuar që pamjet në Street View mund të lidhen me adresarë apo numra telefoni.
Nga kjo do të dilte një përzierje e rrezikshme e të dhënave private, nga e cila mund të zbuloheshin aftësia paguese apo kredituese e personave privatë, tha Schaar për gazetën "Ruhr Nachrichten".