27 Dhjetor 2024

Programi i iPhone 5S që regjistron gjurmët

New York, 5 mars - Përdorues të iPhone 5S Apple! Edhe nëse bateria e telefonit tuaj mbaron, pajisja celulare mund të ndjekë çdo lëvizje tuajën.

Kjo pasi, kur nuk ka më bateri, telefoni ruan një sasi energjie rezervë, që do të thotë se çipi i tij me energji të ulët mund të vazhdojë të mbajë të dhëna nga sensorët e lëvizjes.

Ai nuk mund të përcaktojë vendodhjen tuaj, por ai mund të tregojë sesa hapa keni bërë.

Kur Apple prezantoi iPhone 5S, ai shtoi një çip “shoqërues” të quajtur M7. M7 mbledh të dhëna nga sensorët që përshijnë matësin e shpejtësisë, giroskopin dhe busullën. Këta sensorë mund të dallojnë lëvizjet dhe të përdoren nga shumë pajisje.

Ai u krijua për ta kryer këtë detyrë të mbledhjes së të dhënave nga njësia qendrore e procesimit (CPU) për të ndihmuar në ruajtjen e baterisë dhe përshpejtimin e procesorëve.

Secili prej sensorëve të lëvizjes janë klasifikuar si “me energji të ulët”, që do të thotë se M7 do të vazhdojë të mbledhë të dhëna nga ata duke përdorur rezervën e baterisë. 

M7 nuk merr të dhëna nga njësia GPS, sepse ajo kërkon shumë energji dhe komandohet nga një çip i veçantë. Të gjitha të dhënat që merr M7 shuhen pas shtatë ditësh.

Ato nuk mund të aksesoren nga pajisjet e tjera të ndërtuara nga Apple, vetëm nga pajisjet e zhvilluara nga palët e treta.

Kjo u zbulua nga përdoruesi Glarznak, kur ai po udhëtonte jashtë shtetit. Pas pesë ditësh pa karikim, ai gjeti se kur e ndezi iPhone-in, numri i hapave që kishte bërë gjatë katër ditëve ishte regjistruar në një program pedometri, që ai kishte instaluar në telefonin e tij.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)