22 Dhjetor 2024

Produktet teknologjike të vitit 2011

SHBA, 19 janar - Teknologjitë e sofistikuara dhe zhvillimet e fundit kanë arritur të popullojnë më shumë tregun si dhe të rrisin konkurrencën.

Firmat janë të detyruara të prodhojnë produkte më të mira dhe të një teknologjie më të lartë për të qëndruar në ambientin konkurrent.

Firmat, të cilat përpiqen të prodhojnë produkte më të zhvilluara se të një firme tjetër, duhet të planifikojnë mirë kohën. Është shumë e gabuar të mendosh se nuk do të dalin produkte më të zhvilluara teknologjike se ato të vitit 2010. Në këtë fotogaleri gjenden produktet që do t’i shërbehen përdoruesve në vitin 2011. Ja produktet e shumëpritura nga dashamirësit e teknologjisë:

1. The PlayStation Phone: do të ketë një sistem pune Android 2.3 Gingerbread dhe një ekran të përmasave 3,7 inç, me qartësi dhe ngjyra të larta të përdora në serinë  Sony Ericsson BRAVIA. Produkti, i cili nuk mban slot Memory Stick, përdoret me microSD.

2. Apple iPhone 5: iPhone 5, i cili pritet të dale këtë vit, parashikohet të ketë opsione si portofol elektronik me teknologjinë e “Komunikimit në fushën e afërt”, kartë krediti e praktika që përfshijnë informacionin e identitetit.

3. Verizon iPhone: siguruesi më i madh i servisit të Amerikës, Verizon Wireless, pritet të fillojë shitjet iPhone duke filluar nga viti 2011. Mendohet se është i ngjashëm me origjinalin iPhone 4 dhe do të hidhet në treg nën mbështetjen e linjës CDMA.

4. Nintendo 3DS: aparati që do të hidhet në treg në tremujorin e parë të 2011-ës do të zotërojë veçorinë 3D të lojërave. Si shtesë e butonave tradicional Nintendo 3DS do të ketë dhe një grup butonash 360 gradë e po ashtu një ekran me prekjes 3,2 inç. Në aparatin me ekran 3,52 inç LCD, kamerë të dyfishtë 0,3 MP dhe sensorët e lëvizjes parashikohet të ketë dhe një procesor të fuqishëm të kolonës së lojërave  266 MHz ARM11.

5. HTC 7 Pro: ky produkt pritet të dale në pranverë. Në telefonin me një sistem operative të Windows Phone 7  dhe ekranin 3.6 inç WVGA do të gjendet dhe një tastierë e veçantë QWERTY. Do të mund të sistemojë dosjet e Microsoft Office dhe të drejtojë e-mailet  Outlook me anë të opsionit  HTC Hubb.

6. HP PalmPad: hedhja e parë në treg e HP PalmPad pritet të bëhet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2011. Mendohet se tableta ka një operator me dy bërthamë 1,2 GHz. PalmPad, i cili do të dale para klientëve me një sistem operativ webOS do të mund të ndjekë dosjet e Microsoft Office nga QuikOffice.

7. LG Star:  LG Star  do të jetë i pajisur me operatorin dy bërthamësh 1 GHz, NVIDIA Tegra 2. Celulari Android do të hidhet në treg me veçoritë e ekranit me prekje 4 inç, 800x480, kamera  8 MP dhe pikën e lidhjes HDMI.

8. Sony VAIO 3D Laptop: Sony duket se do të mbesë edhe për një kohë të gjatë në krye të tregut sidomos tani që ka përdorur tek laptop-ët teknologjinë e ekranit të televizorëve Bravia 3D. Me një ekran tre dimensional 240 Hz LCD, ky laptop i paparë VAIO mund të shihet edhe me syze aktive Bravia. Produkti pritet të hidhet në treg në pranverë.

9. MintPass Dual-boot Tablet: pret të takohet me përdoruesit në Vitin e Ri dhe mund të punojë me sistemin operativ Microsoft Windows si dhe me atë  Google Android. Do të ketë dhe një ekran me prekje çift, i cili mund të punojë në pjesë të ndara me anë të teknologjisë New Space Touch.

10. BlackBerry PlayBook: ky kompjuter tabletë pritet të hidhet në treg në gjysmën e parë të vitit 2011 nga kompania BlackBerry. Kjo tabletë do të dale para përdoruesve me veçori si Flash 10.1, HTML 5, ekran  7 inç, dhe HDMI. Krahas kësaj aparati përmban një kamera dyshe dhe një operator me dy bërthama 1GB RAM 1GHz. Me cilësitë e tij aparati duket se do të jetë një nga rivalët më të mëdhenj të iPad-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)