Prodhuesit mezi ia dalin të plotësojnë kërkesat për iPhone 5
Pekin, 8 nëntor - Prodhuesi aziatik i aparateve elektronike Foxconn, i cili prodhon pajisje për Apple, mezi po e përballon kërkesën për smartphone iPhone 5, njoftoi Agjencia Reuters duke iu referuar Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Foxconn, Terry Gou.
Shitjet e iPhone 5 filluan në 21 shtator. Vetëm gjatë tre ditëve të para Apple porositi më shumë se 5 milionë njësi, që ishte një shifër rekord në krahasim me modelet e mëparshme.
Foxconn është furnizuesi kryesor i komponenteve për korporatën Apple. Në veçanti në ndërmarrjet e tij prodhohen iPhone-nët e famshëm dhe iPad-et. Në uzinat e kompanisë në pjesën kontinentale të Kinës punojnë më shumë se një milion njerëz.