Prishet plani i kartelave SIM të Apple's iPhone
SHBA, 22 nëntor - Sunday Telegraph ka mësuar se Apple ka hequr dore nga plani për të anashkaluar operatorët, pasi ata paralajmëruan se do të refuzojnë të vazhdojnë subvencionimin e kostos se telefonave të shtrenjtë.
Aktualisht operatorët mobil e paguajnë Apple koston e plotë të telefonit prej £ 375, te cilën atë e kalojë tek konsumatorët në qoftë se ata nënshkruajnë kontratat për 24-muaj.
Apple ka dëshiruar të përjashtoj operatorët Vodafone dhe O2 nga procesi i shitjes në mënyrë që të ndërtoj një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë me klientët.
Gjiganti i teknologjisë së Kalifornisë ka punuar në planet për të krijuar një kartelë të integruar SIM në mënyrë që konsumatorët te mund të blejnë telefona pa pasur nevojë të regjistroheni në kontratat e operatorëve afat-gjatë.
Një burim i lartë i një operatori celular ka thënë: "Apple ka kohë që është duke u përpjekur qe të ndërtoj marrëdhënie gjithnje me të mira dhe ti eliminoj operatorët.
Por këtë here atyre ju është thëne qe te provojnë ndonjë ide tjetër.