23 Dhjetor 2024

Printeri 3D më i vogël në botë

Vjenë, 19 maj - Printerat, të cilët mund të prodhojnë objekte 3 dimensionale, kanë qënë në dispozicion për vite. Megjithatë në Universitetin e Teknologjisë në Vjenë, tani është zhvilluar një pajisje printimi, e cila është shumë më e vogël, më e lehtë dhe më e lirë se printerat e zakonshëm 3D.

Me këtë lloj printeri të gjithë mund të prodhojnë objekte të vogla 3D në shtëpi, duke përdorur plane ndërtimi nga interneti - dhe kështu mund të kursejnë para për pjesë të shtrenjta rezervë të cilat merren vetëm me porosi.

Disa fusha shkencore janë bashkuar, për të dizajnuar këtë printer 3D. Paisja është realizuar nga inxhinierët mekanikë në grupin e kërkimit të profesorit Jurgen Stampfl, por edhe kërkimet kimike nga ekipi i profesor Robert Liska ishin me rëndësi vendimtare.

Inxhinierët po përdorin të njëjtën teknologji për këto printera 3D: një rrëshirë sintetike e cila forcohet kur goditet nga një rreze, por ky printer i vogël 3D përdor rreze drite me trashësi sa 1/20 e milimetrit, gjë që i jep atij mundësinë për të printuar gjëra me më shumë hollësi.

Printerët 3D janë makineri tipike \"përbindësha\", që mund të printojnë gjëra të tilla si shtëpi, makina dhe topa titaniumi. Printeri 3D më i vogli në botë nuk mund të bëjë asnjërën nga këto, por mund të jetë më i dobishëm se çdo printer tjetër 3D.

Printeri i vogël 3D vjen me një çmim prej 1,700 dollarësh

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)