Prezentohet Samsung Galaxy S3
Seul, 4 maj - Ashtu siç ju kemi paralajmëruar dje Samsung prezentoi produktin e tij më të fundit, Galaxy S3.
Telefoni i ri pritet të luajë një rol kyc në mënyrën se si marka Samsung dhe sistemi Android qe ata perdorin, do te perceptohen nga publiku.
Paraardhësi i tij, Galaxy S2 ishte faktori kryesor që bëri Samsungun tia kalonte Nokias në garën për tu bërë kompania më e shitur telefonike ne botë.
Edhe pse me një ekran 22% më të madh se S2, madhësia e telefonit nuk kishte ndonjë ndryshim të dukshëm duke qënë se janë bërë përmirësime në strukturën e tij.
Për vendosjen e një ekrani më të madh, Samsung mund të jetë influencuar nga suksesi që pati tabloidi Galaxy Note që I tejkaloi edhe parashikimet e ekspertëve.
Firma Koreano-jugore tha se vendosja e disa kamerave inteligjente të ndryshme, bëjnë të mundur që telefoni të hapet thjesht duke patur një kontakt sysh. Gjithashtu ai mund të mos I zbehë dritat apo të kycet për sa kohë pronari i mban sytë mbi telefonin.
Një tjetër përmirësim është ai i sistemit të komandave zanore. Është më shumë se një sistem I thjeshtë.
Ai është si një shok që të që të dëgjon dhe të përgjigjet efektivisht- tha një prej prezantuesve gjatë eventit në Londër. Ky sistem pritet të krahasohet me Siri-n, i përdorur nga Apple për telefonat e tyre.
Ekspertët mendojnë se Galaxy S3 do të ndihmojë sistemin Android të vazhdojë të jetë sistemi operativ më i perdorur për telefona.