Prezantohet Windows 10
Programi i prezantuar të mërkurën shihet si përpjekje e kompanisë për të ndryshuar fatin e saj në industrinë e telefonave celularë.
Windows 10 do të ofrohet si një përmirësim falas për shumicën e përdoruesve. Megjithatë kompanive do tu duhet të paguajnë për versionin e tyre, pasi programi duhet të ri-instalohet në kompjuter.
Analistët thonë se programi është krijuar për të shpejtuar adaptimin. Deri më tani Microsoft ka hedhur në treg çdo vit nga një version të ri të Windows-it.
Kompania njofton së kjo është hedhja e fundit në treg e një programi të tillë, pasi nga ky moment programet do të përshtaten gradualisht falas gjatë muajve dhe viteve në vazhdim.