Prezantohet telefoni ZTE Nubia X6
Pekin, 28 mars - Telefoni inteligjent ZTE Nubia X6 është prezantuar në një event të zhvilluar në Kinë. Ky telefon ka ekran 6.44 inç me rezolucion 1920 x 1080 pikselë, dhe në pamje të parë duket si një tablet. Ky telefon ka procesorin Qualcomm Snapdragon 801, RAM 3 GB dhe bateri 4250 mAh.
Telefoni ZTE Nubia X6 vjen me dy versione të ndryshme, njëri me 32GB hapësirë me procesor me qark 2.3GHz, dhe tjetri ka 64 GB hapësirë dhe procesor me qark 2.5GHz. Ky telefon ka gjithashtu edhe dy kamera 13 megapixelë.
Për sa i përket lidhjes, telefoni Nubia X6 ofron TD-LTE, FDD-LTE, EVDO, CDMA, GSM, WCDMA dhe TD-SDCMA. Ky telefon gjithashtu ofron edhe WiFi, Bluetooth 4.0 dhe NFC