Prezantohet telefoni i ri Pantech, Vega Iron
New York, 19 prill - Këtë javë është prezantuar telefoni inteligjent Pantech Vega Iron me një ekran masiv, Android Jelly Bean dhe me një nga procesorët më të fuqishëm në planet.
Telefoni vjen me një procesor quad-core 1.7Ghz Snapdragon 600, 2GB RAM, ekran 5-inç me rezolucion 1280 x 720 pikselë, i cili do të konkurrojë me HTC One dhe GALAXY S 4.
Ky telefon punon me një bateri 2150 mAh, kështu që mund të punoni gjithë ditën. Ku aparat punon në mënyrë specifike me Android 4.1.2 Jelly Bean.
Brenda do të gjeni lidhje 4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth dhe 32GB memorie të brendshme.
Kjo pajisje vjen gjithashtu me një ndërfaqe unike Android. Çmimi dhe informacione mbi disponueshmërinë do të shpallen së shpejti.