22 Dhjetor 2024

Prezantohet sistemi i arkivimit elektronik të dokumenteve

Prishtinë, 26 nëntor - Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative (DeQPA), do të bëj prezantimin e Sistemi i Arkivimit Elektronik te Dokumenteve, në kuadër të projekteve të qeverisjes elektronike, për të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës.

Sistemi i Arkivimit Elektronik të Dokumenteve (SAED) është një sistem modern, unik dhe  gjithëpërfshirës për arkivimin e lendeve dhe menaxhimin e informatave te Arkivuara, i bazuar në legjislacionin  ekzistues në Republikën e Kosovës dhe në standarde ndërkombëtare për dokumentet arkivore dhe i ndërtuar në teknologji bashkëkohore te avancuar.

SAED është sistem i centralizuar dhe unik qe  ndërlidh institucionet e ndryshme si ato të nivelit lokal po ashtu edhe atyre të nivelit qendror në një bazë  të shënimeve, si dhe ofron dhe mundësinë për autorizim të qasjes  ne një dokument te arkivuar, për zyrtarë dhe qytetarë bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

Ministrja e MAP-it, znj. Edita Tahiri do të jetë e pranishme me rastin e prezantimit të këtij projekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)