22 Dhjetor 2024

Prezantohet projekti C3K për forcimin e sigurisë kibernetike

Prishtinë, 21 dhjetor  Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Këshilli  për  Siguri  Kibernetike, i udhëhequr nga Koordinatori Nacional për Siguri kibernetike z. Selami Shkodra,  ka mbajtur takimin planifikues për të diskutuar detajet rreth implementimit  të projektit për siguri kibernetike ( C3K), projekt  i  Programit  të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP-së), Projektit të Kosovës për Siguri ( KSSP), financuar nga Qeveria Norvegjeze.
 
Me këtë rast zëvendësministri Shkodra përsëriti se siguria kibernetike është me prioritet të lartë në agjendën e MPB-së dhe janë duke u bërë përpjekje serioze për të rritur sigurinë kibernetike dhe përmirësuar sjelljen tonë kibernetike kombëtare.

Ai tha se ka ende shumë  punë për të bërë dhe se ndërtimi i sigurisë kibernetike do të jetë një përpjekje afatgjatë.

Ndërsa z. Alain Lapon nga UNDP KSSP, prezantoi Projektin C3K dhe shpjegoi se si ky projekt do të forcojë sigurinë kibernetike në Kosovë përmes zbatimit të një fushate të informimit për popullatën e përgjithshme.

Ai tha se përmes këtij projekti do të përfitojnë gjithashtu për personat juridikë që posedojnë dhe menaxhojnë infrastrukturën kritike të informacionit, ofrojnë softuer dhe trajnime profesionale të certifikuara për Ekipet Reaguese për Emergjenca Kompjuterike (CERT) në kuadër të Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ofrojnë zhvillim të kapaciteteve në hetimet në internet dhe darknet për përfaqësuesit e përzgjedhur nga Policia e Kosovës. 

Gjatë takimit, anëtarët u shprehen të gatshëm të ofrojnë bashkëpunim dhe sollën një perspektivë unike dhe të fuqishme për problemet e sigurisë kibernetike.

Në fund zëvendësministri Shkodra theksoi se Këshilli do të ofrojë mbështetje të pakursyer në implementimin e aktiviteteve konkrete dhe kërkoi nga anëtarët e Këshillit mbështetje dhe bashkëpunim për realizimin dhe arritjen e rezultateve të përbashkëta.

Projekti C3K parashihet të implementohet brenda periudhës dy vjeçare dhe do të realizohet në partneritet të ngushtë me Këshilli Shtetëror i Sigurisë Kibernetike, MPB-në dhe Policinë e Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)