Prezantohet karikuesi më i vogël në botë wirless
Barcelonë, 1 mars - Karikuesi më i vogël në botë pa tel (wireless) është paraqitur në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë.
Me vetëm 6.9 cm diametër, karikuesi WCP-300 është dizenjuar duke pasur parasysh lëvizshmërinë në mendje.
Pavarësisht përmasave të vogla, zona e karikimit është 1.7 herë më e gjerë se brezi i mëparshëm i karikuesve wireless, bën të ditur liquida.it.
Modeli i ri është i përputhshëm me një karikues standard 5-pin mikro-USB, që siguron nivelin më të lartë të performancës, ky lloj karikuesi përdor teknologjinë e induktimit elektromagnetik.
Induksioni elektromagnetik prodhon një fushë manjetike, që në kthim gjeneron një rrymë elektrikë për të ngarkuar bateritë në pajisjet, që janë të vendosura në sipërfaqen e karikimit.
Certifikimi siguron, që ai të përputhet me të gjithë smartfonët, që suportojnë standardin Qi.