Prezantohet iPad Mini i ri
New York, 24 tetor - Apple ka prezantuar iPad Mini. Prezantimi është bërë nga shefi i marketingut Phil Schiller. iPad është i hollë 7.2 milimetër dhe ka një ekran 7.9 polsh.
Krahasuar me iPad-in e vjetër ai është 23 për qind më i hollë dhe 53 për qind më i lehtë.
Ekrani ka të njëjtin rezolucion dhe bateria ka një kohëzgjatje prej 10 orësh.
iPad Mini ka çip A5, procesori që është parë për herë të parë në iPad 2 dhe është i njëjti çip që mundëson funksionimin e iPod-it me prekje.
Ka një kamera në pjesën e përparme FaceTime 720p dhe një kamera 5 megapikselë në pjesën e pasme.
Gjithashtu ka edhe lidhës të ri Lightning, i cili debutoi për herë të parë në iPhone 5.
Çmimi i tij varion nga 329 në 659 dollarë.