Prezantohen syzet që përkthejnë japonisht
Tokio, 3 tetor - Syzet që mund të përkthejnë japonishten janë prezantuar në panairin e teknologjisë Ceatec në Japoni.
Shpikësi i tyre beson se syzet do të dalin në shitje për vizitorët e Lojërave Olimpike në Tokio që do të mbahen në vitin 2020.
NTT Docomo ka prezantuar shpikjen e fundit, në të cilën ka të inkorporuar një kamerë dhe njohuri kompjuterike, trasnmeton Indeksonline.
Syzet mund të jenë të dobishme në një vend që etiketat dhe menytë e ushqimit janë zakonisht në gjuhë të huaja.
Teknologjia e njohjes së alfabetit japonez lejon përkthim e menjëhershëm dhe përdoruesit të cilët udhëtojnë jashtë vendit mund ti lexojnë listat nëpër restorante dhe dokumente të tjera.