Presion për përgjimet ndaj Apple dhe Google
Washington, 27 prill - Apple Inc dhe Google Inc u përballën me presionin në rritje nga ligjvënësit amerikanë dhe konsumatorët, pasi raportet e mediave theksuan praktikat e tyre të përgjimit.
"U.S. House Energy" dhe "Commerce Committee" u dërguan letra 6 zhvilluesve të sistemeve operativë për telefonat, përfshirë Google dhe Apple, duke kërkuar më shumë informacion.
Në letrën e dërguar ndaj drejtorit ekzekutiv të Apple, Steve Jobs, Komiteti i kërkoi atij t′i përgjigjet 9 pyetjeve që lidhem me përgjimet, jo më vonë se data 9 maj.
Letra të ngjashme iu dërguan edhe Google, Nokia, Microsoft, Research in Motion dhe Hewlett Packard.