Presidenti turk nuk respekton ndalesën e Youtube
Ankara, 30 mars - Abdullah Gul, Presidenti i Turqisë me rastin e ndalimit të rrjetit social Youtube në vendin e tij, në këtë rrjet ka lëshuar një klip të bisedës së tij me gazetarët.
Agjencia e lajmeve IRNA njofton se Abdullah Gul më parë kishte kundërshtuar edhe ndalimin e rrjetit Twiter, duke thënë se \"ndalimi nuk është zgjidhja\".
Presidenti turk ka thënë se nuk mund të konsiderohet spiunazh publikimi i një videoje ku ka zbuluar një takim sekret të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë në lidhje me Sirinë. Një gjykatë në Turqi tashmë ka nxjerrë vendim për ndalimin e rrjetit Twiter.