Policia ukrainase bllokon sulmin e dyte kibernetik kundër Ukrainës
Kiev, 5 korrik - Policia ukrainase për kibernetikë ka bllokuar sulmin e dyte kibernetik kundër Ukrainës, ka thënë ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov.
Ekspertët janë ende duke kërkuar se kush ka qenë mrapa sulmeve të javës së kaluar, të cilat kanë sulmuar shumë sisteme kompjuterike të kompanive të mëdha në të gjithë botën.
Zyrtarë të Intelegjencës ukrainase kanë thënë, se disa nga fazat fillestare të sulmit kishin nisur nga shpërndarja e virusit nga kompania M.E. Doc.
Pronarët e kësaj kompanie i kanë mohuar akuzat.
Avakov ka thënë përmes rrjetit social Facebook se policia për kibernetikë ka bllokuar aktivitetin e adresave elektronike nga serverët e kompanisë M.E. Doc.