Polaroid nxorri në treg një kompjuter tabletë për fëmijë
New York, 5 dhjetor - Kompania Polaroid prezantoi një kompjuter tabletë 7-polësh të bazuar në teknologjinë Android 4.0, që është projektuar për fëmijë të vegjël.
Pajisja përshkruhet në një deklaratë për shtyp në faqen e Internetit të kompanisë.
Nga pajisjet për të rritur kompjuteri i ri tabletë do të dallohet për mbrojtjen e veçantë të korpusit në konturet, kornizën e pajisjes janë vendosur shtresa gome, praninë e kontrollit prindëror i cili do të mbrojë fëmijën nga qasjet në përmbajtje të padëshiruara të faqeve të Internetit si dhe një gamë e gjerë e aplikacioneve, lojrave për fëmijë.
Kompjuteri tabletë ka dalë tashmë në shitje. Në dyqanin online në faqen e Internetit të Polaroid ai kushton 149,99 US dollarë.