Piratët sulmojnë sërish Sonny
San Diego, 3 qershor - Rrjetet e Sonny u bënë sërish pre e sulmeve piraterike online.
Një grup i hacker-ave, i quajtur Lulz Security, pretendon se është vënë në zotërim të të dhënave personale të mbi 1 milion nga serverat e SonnyPictures.com.
Vetë kompania Sonny, pas përhapjes së lajmit prej këtij grupi, deklaroi se ka nisur menjëherë hetimet për të vërtetuar nëse lajmi është i vërtetë apo jo.
Ky është sulmi i dytë ndaj serverave të Sonny brenda pak muajsh. Në prill, objekt i sulmit ishin serverat e PlayStation, ku u vodhën të dhënat personale të më shumë se 77 milion përdoruesve.