Pezullohen profilet e Komandës Qendrore në Twitter dhe YouTube
New York, 13 janar - Profilet e Komandës Qendrore në Twitter dhe YouTube u pezulluan të hënën pasi u sulmuan nga një grup i cili identifikohet si i afërt me ISIS-in.
Në mesazhin e postuar nga hakerat thuhet \"Tashmë ISIS është këtu, jemi në kompjuterët tuaj, në çdo bazë ushtarake\".
Pentagoni konfirmoi se të dyja llogaritë e Komandës Qendrore në Twitter dhe YouTube u sulmuan, duke theksuar se ushtria po reagon ndaj këtij sulmi me masat e duhura.