Përurohen kabinetet e informatikës në dy shkolla
Prishtinë, 16 qershor - Zyra e BE-së dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon një vizitë monitoruese dhe promovuese në terren tek përfituesit e shkollave të projektit TIK në Kosovë.
Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë qeverinë e Kosovës në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve arsimore dhe trajnuese përmes integrimit të teknologjisë TIK në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies, duke përmirësuar kështu nxënien afatgjatë dhe mundësitë e punësimit.
Ndër të tjera ky projekt do të sigurojë infrastrukturën dhe pajisjet e TIK, siç theksohet në specifikacionet teknike, në 30 qendra të ndryshme dhe 1 qendër trajnuese në Kosovë.
Më ketë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të kabineteve të informatikës në Qendrën Burimore Përparimi në Prishtinë dhe në Shkollën Profesionale Hivzi Sylejmani në Fushë Kosovë.